Dy qytetarë kanë treguar një akt të veçantë nderi në Rahovec duke dorëzuar një shumë parash që kishin gjetur në rrugë.
Njëri prej tyre, I.Sharku, kishte gjetur 1,000 euro, ndërsa tjetri, H.Haxhimustafa, kishte gjetur 950 euro. Të dy i dorëzuan paratë në Stacionin Policor të Rahovecit më 1 tetor 2025, rreth orës 13:30.
Incidenti ndodhi në rrugën “Sheh Mihedini”, ku të dy qytetarët u paraqitën për të dorëzuar në total 1,950 euro. Këto para më pas iu kthyen pronarit, i cili kishte raportuar humbjen e tyre në stacionin policor.
Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje për veprimin shembullor të qytetarëve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në situata të tilla.

Leave a Reply