Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka vendosur afate të reja dhe urdhra për mbylljen e argumenteve nga Mbrojtja dhe hapat e mbetur të gjykimit.
Në rastin e katërshes së UÇK-së, janë planifikuar dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të mbrojtjes. Përveç periudhës nga 9 deri më 13 shkurt 2026, janë shtuar edhe datat 16 dhe 18 shkurt.
Gjykata ka treguar respekt për Ditën e Pavarësisë së Kosovës duke shmangur datën 17 shkurt, një qëndrim që ka ndjekur në dy vitet e fundit. Megjithatë, në vitin 2023, ajo kishte vendosur seancë pikërisht në këtë datë për Thaçin dhe të tjerët.

Leave a Reply