Në Gjilan, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Njëri nga të arrestuarit është bibliotekar në një shkollë, ndërsa tjetri është zyrtar. Hetimet kanë zbuluar se bibliotekari, i punësuar me kontratë të pacaktuar, nuk është paraqitur në vendin e punës për një periudhë të gjatë, ndërkohë që ka marrë pagë mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Kjo situatë ka shkaktuar një dëm financiar prej 19,067.69 euro për buxhetin, për periudhën nga viti 2023 deri në tetor të vitit 2025. Zyrtari i dytë i dyshuar nuk ka raportuar mungesën e bibliotekarit, duke lejuar vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore, çka përbën gjithashtu keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve dhe janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Leave a Reply