Dy të ndaluar për vjedhje në Shtime, përfshihet i mitur

Në Shtime, Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar për vjedhje në një qendër tregtare në rrugën “Tahir Sinani”.

Ngjarja u raportua nga sigurimi i qendrës rreth orës 18:40 të mërkurën, pasi ata kishin ndaluar dy individët deri në mbërritjen e policisë. Të arrestuarit janë identifikuar si Sh.

Z., 20 vjeç, dhe F. Z., 15 vjeç.

Gjatë procedurave në stacionin policor, u sekuestruan produkte ushqimore dhe sende të tjera të vjedhura. I mituri u mor në pyetje në praninë e avokatit dhe prindit, sipas rregullave ligjore.

Hetimet zbuluan se të dyshuarit kishin ardhur në Shtime me një Renault me targa vendore, e cila ishte raportuar si e vjedhur po atë ditë në Skenderaj. Policia e Skenderajt është informuar për këtë aspekt dhe do të vazhdojë hetimet për vjedhjen e automjetit.

Autoritetet në Shtime kanë ndërmarrë të gjitha masat hetimore dhe kanë informuar Prokurorin e Shtetit për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *