Dy të ndaluar për vjedhjen në “Villa Premium” në Qagllavicë

Dy persona janë arrestuar në lidhje me një grabitje të armatosur që ndodhi herët në mëngjes në motelin “Villa Premium” në Çagllavicë.

Ngjarja u zhvillua më 26 dhjetor 2025, rreth orës 05:10, kur një individ i maskuar, nën kërcënimin e një arme, grabiti recepsionistin P.B., duke marrë rreth 1.200 euro. Njësia e Grabitjeve kreu hetime intensive, dhe më 9 janar 2026, u arrestua i dyshuari Valmir Bytyqi, 32 vjeç, i cili pranoi fajësinë në prani të avokatit të tij.

Ai u dërgua në paraburgim për 48 orë me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda për hetime të mëtejshme. Në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorisë, u bastis shtëpia e një të dyshuari tjetër në Sllovi të Lipjanit.

Mirlind Pacolli u dorëzua në Stacionin Policor të Lipjanit, ku pas intervistimit, u vendos gjithashtu në paraburgim për 48 orë. Rasti është klasifikuar si “Grabitje” dhe hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Kujtojmë se të dyshuarit mbeten të pafajshëm derisa të provohet e kundërta nga një gjykatë kompetente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *