Të dielën mbrëma, në qendër të Podujevës ndodhi një përleshje mes dy grupeve rivale, duke përfshirë pesë individë, ku njëri prej tyre përdori armë zjarri.
Incidenti u zhvillua në vendparkimin e një lokali në rrugën “Zahir Pajaziti”, duke rezultuar në plagosjen e tre personave. Policia raportoi se konflikti filloi pas një mosmarrëveshjeje dhe përfshiu pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar.
Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit shtiu me armë, duke lënduar dy nga të dyshuarit dhe viktimën. Gjithashtu, dyshohet se tre persona të tjerë ishin të përfshirë, por ende nuk janë identifikuar dhe janë në arrati.
Tre nga të dyshuarit u arrestuan dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, u dërguan në mbajtje. Ndërkohë, dy të tjerë arritën t’i shpëtojnë arrestimit dhe janë ende në kërkim nga autoritetet.

Leave a Reply