Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 individëve dhe tre subjekteve juridike për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, mashtrimin në prokurimet publike dhe falsifikimin e dokumenteve.
Sipas aktakuzës, individët N.D., A.M., dhe të tjerë, së bashku me kompanitë “A&F P. Sh.p.k”, “S.
Sh.p.k”, dhe “Sh.G Sh.p.k”, janë përfshirë në veprime që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Nga prilli 2019 deri në mars 2021, disa zyrtarë të MASHT-it hartuan kritere që favorizonin një operator të caktuar në tenderët për pajisje, duke përjashtuar padrejtësisht të tjerët.
Ndërkohë, nga tetori 2020 deri në nëntor 2023, disa të pandehur kanë kontraktuar produkte me çmime shumë më të larta se ato të tregut, shkaktuar humbje financiare për shtetin. Gjithashtu, ata kanë lejuar dorëzimin e produkteve nga Kina dhe Turqia, ndryshe nga ajo që ishte parashikuar në kontratat e prokurimit.
Këto veprime kanë sjellë një dëm total prej mbi 3.6 milionë euro.

Leave a Reply