Ish-zyrtarja ligjore e Vetëvendosjes, Anita Shabani Cacaj, ka shprehur shqetësime pas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për gabime teknike në fletëvotimet në Mitrovicën e Jugut.
Ajo ka ngritur pyetjen se përse ky problem është shfaqur vetëm në atë komunë. Në një deklaratë publike, Cacaj ka vënë në dyshim ligjshmërinë e kontratave për shtypjen e materialeve zgjedhore, duke kërkuar një hetim të shpejtë nga institucionet përkatëse.
Ajo ka theksuar se pranimi i menjëhershëm i “gabimit” nga kompania pa bërë verifikime të mëtejshme është një shenjë e një situate të dyshimtë. Gjithashtu, ajo ka kujtuar se sipas Nenit 8 të Rregullores 10/2024 të KQZ-së, shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave duhet të realizohet nga një operator ekonomik aktiv dhe i certifikuar, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik dhe standardet e larta të sigurisë.

Leave a Reply