E ardhmja e presidentit Maduro: Ku ndodhet ai tani?

Pas arrestimit në Venezuelë, Maduro u transportua me një helikopter amerikan nga Karakasi dhe më pas hipi në bordin e anijes USS Iwo Jima, një moment i kapur në fotografi dhe shpërndarë nga Donald Trump në Truth Social.

Pas kësaj, ai u transferua përmes Kubës drejt Nju Jorkut, sipas raportimit të BBC, të cilin e përçon Klankosova.tv. Në Nju Jork, Maduro u çua në zyrat e Administratës Amerikane Kundër Drogës (DEA).

Aktualisht, ai është transferuar nga zyrat e DEA-s në Manhattan në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Bruklin. Presidenti venezuelian përballet me akuza për drogë dhe armë dhe pritet të dalë para gjykatës, ndoshta që të hënën.

Maduro më parë ka mohuar akuzat se është në krye të një karteli droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *