Një ngjarje mashtrimi është regjistruar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është prezantuar rrejshëm si prokurore, me qëllim përfitimesh financiare.
Sipas një raporti të policisë, incidenti ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, kur gruaja e dyshuar ka marrë para nga viktima me premtimin se do t’i ndihmonte në një çështje ligjore në këmbim të shpërblimit monetar. Policia ka bërë të ditur se, pas hetimeve të zhvilluara, e dyshuara është arrestuar më 25 dhjetor 2025.
Me vendimin e prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje për t’u përballur me akuzën për mashtrim dhe prezantim të rremë si person zyrtar. Aktualisht, hetimet për këtë rast po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e përfshira.

Leave a Reply