Edi, një nga banorët e shtëpisë më të madhe në vend, ka diskutuar hapur me Londrimin për marrëdhënien e tij me Dolcen.
Ai ka vënë re një ndryshim në sjelljen e saj që nga kthimi nga “Grande Fratello”, duke e përshkruar këtë si një distancim ndaj tij. Gjatë bisedës, Edi ka ndarë një moment të veçantë që i ka sjellë pasiguri në lidhjen e tyre.
Ai tregoi se pas largimit të Labinotit, një shtrat u bë i lirë dhe Edi e interpretoi këtë si një kërkesë për privatësi nga Dolca. “Ndoshta jam gabim, por dua ta diskutoj.
E di që ke strategjinë tënde dhe nuk dua të të ndërhyj. Kam vënë re një ftohje dhe dua të di arsyen”, tha ai, duke shprehur shqetësimin e tij.
Në përgjigje, Londrimi përmendi se Dolca është rritur jashtë vendit dhe ka një mentalitet të ndryshëm. Nga kjo bisedë, duket se marrëdhënia mes Edit dhe Dolces është në krizë, me mundësi të mëdha për ndarje.

Leave a Reply