Edita Tahiri: Suksesi varet nga roli i opozitës në Kosovë

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, thekson se opozita mban çelësin e suksesit, pavarësisht se Vetëvendosje është në pushtet.

Tahiri ka shprehur këtë mendim në një artikull duke përmendur dy momente kyçe: zgjedhjen e presidentit të ri dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas saj, këto dy ngjarje do të jenë përcaktuese për të ardhmen politike, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojë opozita ndaj arrogancës dhe mungesës së bashkëpunimit nga ana e Vetëvendosjes.

Tahiri sugjeron se këto situata do të tregojnë rëndësinë e rolit të opozitës në vendimmarrje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *