Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) deklaroi gjatë një interviste në emisionin “Click” se situata aktuale në Lëvizjen Vetëvendosje përfaqëson një “one man show” të kryeministrit Albin Kurti.
Miftaraj theksoi se, ndërsa ishte në opozitë, Kurti kishte kritikuar partitë tradicionale si PDK, LDK dhe AAK për mungesën e reformave të brendshme. Megjithatë, sipas tij, pasi Kurti mori pushtetin, nuk realizoi ndryshimet e premtuara, por përkundrazi, përqendroi kontrollin në duart e tij.
Kjo qasje, sipas Miftarajt, ndryshon nga ajo çfarë Kurti kërkonte kur ishte në opozitë, duke krijuar një qeverisje që mbështetet kryesisht te figura e tij.

Leave a Reply