Kupa e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ka filluar të marrë formë me shumë kombëtare që kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre.
Edicioni i ardhshëm do të jetë i pari me 48 ekipe dhe do të zhvillohet në 16 qytete në këto tre vende. Nga rajoni i Oqeanisë, Zelanda e Re ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj.
Ndërkohë, në Azi, kombëtaret si Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite kanë marrë bileta për turneun prestigjioz. Nga Amerika e Jugut, Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia janë kualifikuar tashmë.
Afrika do të përfaqësohet nga nëntë skuadra, duke përfshirë Marokun, Tunizinë, Egjiptin, Algjerinë, Ganën, Kepin e Gjelbër, Afrikën e Jugut, Bregun e Fildishtë dhe Senegalin. Nga Evropa, deri tani vetëm Anglia ka siguruar një vend, ndërsa pritet që ekipet e tjera të përcaktohen në muajin nëntor.

Leave a Reply