Deputeti Hekuran Murati, i cili gjithashtu mban pozicionin e ministrit në detyrë të Financave, ka publikuar së fundmi një grafik që tregon rritjen ekonomike të Kosovës për tremujorin e dytë të vitit 2025 me 4.58%, krahasuar me mesataren rajonale prej 3.13%.
Ai argumenton se këto shifra përgënjeshtrojnë perceptimin se ekonomia nuk po përparon. Megjithatë, analiza e këtyre të dhënave sugjeron se krahasimi i Muratit është selektiv dhe metodologjikisht i dobët.
Ekonomia e Kosovës që nga viti 2022 ka qarkulluar rreth një tavan prej 4.5%, dhe ndryshimet e vogla brenda këtij intervali nuk tregojnë një ndryshim struktural, por janë pjesë e cikleve normale ekonomike. Për më tepër, Banka Botërore parashikon një rritje prej 4.4% për Kosovën në vitin 2024 dhe një ulje të mëtejshme në vitet që pasojnë.
Këto shifra janë më të ulëta se ato të publikuara në janar. Gjatë viteve para pandemisë, rritja mbi 4.58% ishte një normë e zakonshme.
Qeveria Kurti ka tentuar të nxjerrë një mesatare më të lartë për periudhën 2021-2023, duke përfshirë rritjen e jashtëzakonshme prej 16.32% në tremujorin e parë të vitit 2021, që pasoi rihapjen pas pandemisë, por pa arritur të ndikojë në rrjedhën afatgjatë të ekonomisë.

Leave a Reply