Eksperti Financiar: Rritje e Re e Çmimit të Energjisë në Horizont

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës për një rritje të pashmangshme të çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ndodhë deri në vitin 2025.

Sipas analizave të tij mbi shifrat e importit dhe konsumit, Ajvazi parashikon se kjo do të ndikojë ndjeshëm në faturat e energjisë për qytetarët. Gjatë vitit 2024, Ajvazi thekson se kostoja e importit të energjisë ka tejkaluar të ardhurat maksimale të lejuara me një shumë prej 47.8 milionë eurosh.

Kjo situatë e vështirë financiare, sipas tij, e bën të pashmangshme rritjen e çmimeve në të ardhmen e afërt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *