Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e fundit për tregtinë e jashtme të mallrave për muajin nëntor 2025.
Deficiti tregtar ka mbetur pothuajse i pandryshuar, me një vlerë prej 469,9 milionë euro, krahasuar me 470,0 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet mbulojnë 15,7% të importeve, ku vlera e eksporteve arriti 87,7 milionë euro dhe importet 557,6 milionë euro.
Eksportet pësuan një rënie prej 9,5%, ndërsa importet ranë me 1,6%. Ndër grupet kryesore të eksporteve, metalet bazë përbëjnë 20,3%, produktet minerale 15,4%, dhe plastika 11,2%.
Nga ana tjetër, makineritë dhe pajisjet elektrike përbëjnë 13,3% të importeve, ushqimet dhe pijet 13,1%, dhe produktet minerale 13,0%. Eksportet drejt vendeve të BE-së janë zvogëluar me 20,9%, duke arritur 26,6 milionë euro.
Ndërsa importet nga këto vende kanë rënë me 0,9% në 240,3 milionë euro. Eksportet me vendet e CEFTA-s përbëjnë 48,8% të totalit, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si partnerët kryesorë.
Importet nga CEFTA kanë shënuar një rritje prej 6,2%, duke arritur 76,5 milionë euro.

Leave a Reply