Ekstradohen dy qytetarë në Kosovë nga Çekia dhe Gjermania

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka kryer me sukses transferimin e një të dënuari dhe ekstradimin e një të dyshuari nga Çekia dhe Gjermania në Kosovë.

Më 13 janar 2026, një shtetas i Kosovës, i dënuar në Çeki për “vrasje në tentativë”, u transferua për të vazhduar dënimin e tij në Kosovë. Ai u dorëzua tek shërbimet korrektuese të Kosovës, pasi kishte përfunduar një pjesë të dënimit në Çeki, sipas policisë.

Një ditë më pas, më 14 janar 2026, një tjetër shtetas kosovar u ekstradua nga Gjermania. Ai ishte në kërkim për përfshirje në mbajtjen dhe kontrollin e armëve, lëndim trupor dhe kanosje, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë, dhe personi i dyshuar iu dorëzua njësive policore për procedurat e mëtejshme ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *