Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, ka deklaruar se deri në mesditë, dita e zgjedhjeve ka kaluar pa asnjë incident që mund të cënojë sigurinë.
Policia e Kosovës, në kuadër të planit të saj operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përkatëse. Elshani, në një intervistë për Tëvë1, ka diskutuar edhe për procesin e votimit kolektiv të organizuar nga Lista Serbe, duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë.
Ai bëri të ditur se gjatë natës së kaluar, rreth orës 19:00, është regjistruar një rast i cenimit të vullnetit të votuesit, i cili tashmë është dërguar tek krimet e rënda për hetim. Për sa i përket votimit të organizuar që ka ndodhur sot, Policia është në kontakt me KQZ-në dhe Prokurorinë, dhe do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme.

Leave a Reply