Eman Rrahmani nga “Koalicioni për Familjen” ka njoftuar se kanë zhvilluar biseda me shumicën e liderëve politikë, të cilat kanë qenë kryesisht të natyrës informuese.
Rrahmani theksoi se kanë mbetur ende disa takime për t’u zhvilluar me partitë politike të tjera. Rrahmani ka deklaruar se lista e tyre është e hapur për dialog me të gjitha partitë politike, por theksoi se bashkëpunimi do të jetë i mundur vetëm nëse pranohen parimet e tyre.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo parti që është e gatshme të pranojë parimet dhe kërkesat tona”, tha ai për FrontOnline. Ai po ashtu tregoi se qëndrimet përfundimtare të koalicionit do të bëhen publike vetëm pasi të arrihet një marrëveshje politike me një nga partitë.
“Pozicioni ynë përfundimtar do të shpallet pas arritjes së një marrëveshjeje politike”, përfundoi Rrahmani.

Leave a Reply