Emërimet e reja në Skenderaj, vonesa për shkak të pakënaqësive

Rajoni.org raportoi se drejtuesit e rinj të propozuar nga lista IDEAL e Nuredin Lushtakut për kabinetin e Sami Lushtakut përfshijnë Arif Lushtakun si drejtor të Shëndetësisë, ndërsa Sabit Ferizi pritet të marrë postin e drejtorit të Bujqësisë, pas një ndryshimi në emrin e propozuar.

Këto propozime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Sipas burimeve të tjera, pritet që në kabinetin e Lushtakut të emërohen edhe: Shqiprim Kodra si drejtor i Administratës, Arbër Geci në Shërbime Publike, Kastriot Duraku në Arsim, Valon Haliti në Inspeksion, Arbnor Çitaku në Urbanizëm dhe Behxhet Maliqi në Financa.

Moszyrtarizimi i këtyre emërimeve deri më tani lidhet me pakënaqësitë brenda radhëve të PDK-së në Skenderaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *