Profesor Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka deklaruar se veprimi i presidentes për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë përbën një shkelje të Kushtetutës.
Sipas Hasanit, ky vendim është një abuzim me pushtetin, pasi presidentja nuk respektoi procedurat e kërkuara nga ligji. Ai argumenton se, meqë opozita, e cila përfaqëson 63 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ka refuzuar të formojë qeverinë, presidentja duhet të kishte shpallur zgjedhje të reja.
Kjo, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë, siç ka pranuar edhe vetë lideri i saj. Ndërkohë, Hasani kritikoi edhe faktin që presidentja veproi pa marrë parasysh kriteret kryesore që duhej të ndiqeshin, duke u bazuar në gjykime personale.
Kjo sipas tij, përbën një precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të vendit.

Leave a Reply