Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se Turqia do të mbrojë integritetin territorial të Sirisë dhe do të kundërshtojë ndarjen e saj, në rast se përpjekjet diplomatike për zbatimin e marrëveshjes mes qeverisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF) dështojnë.
Erdogan theksoi angazhimin e Turqisë për të përdorur diplomacinë për të parandaluar formimin e një strukture terroriste pranë kufijve të saj, gjatë një fjalimi në rihapjen e punimeve të Kuvendit të Turqisë. Ai nënvizoi se, nëse diplomacia dështon, Turqia është e qartë në qëndrimin e saj dhe nuk do të tolerojë një situatë të ngjashme me të kaluarën në Siri.
Turqia e cilëson SDF-në si organizatë terroriste dhe ka paralajmëruar ndërhyrje ushtarake nëse ky grup nuk integrohet në strukturat shtetërore siriane, sipas marrëveshjes me Damaskun. Ndërkohë, presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, mbajti fjalimin e tij historik në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, duke shënuar një moment të rëndësishëm pas gati gjashtë dekadash për një lider sirian.
Burimi: veriu.info

Leave a Reply