Screenshot
Në nëntor të vitit të kaluar, Deha Emiri udhëtoi drejt Prishtinës, pa e ditur se kjo rrugë do t’i sillte shumë probleme.
Ajo kreu konsultat për operimin e hundës në spitalin Sante Plus në Prishtinë, dhe brenda 24 orëve mjekët e udhëzuan të shkonte në Shkup për të kryer ndërhyrjen. Vështirësitë filluan sapo mbërriti në degën e spitalit Sante Plus në Shkup.
Deha përjetoi shumë dhimbje gjatë marrjes së gjakut për analiza, pasi mjekët kishin vështirësi në gjetjen e venave. Pavarësisht sfidave, ajo iu nënshtrua operacionit, edhe pse kërkoi me insistim që të mos i thyhej ashti i hundës kërkesë e cila nuk u respektua.
Operacioni u krye nga doktoresha Gabriela Kopacheva Barsova. Pas rikuperimit, Deha përjetoi momente të vështira.
Sipas saj, operacioni nuk rezultoi i suksesshëm dhe pas tij u ndesh me probleme të shumta. Gazeta Insajderi ka kontaktuar degën e spitalit në Prishtinë dhe atë në Shkup, si dhe doktoreshën në fjalë, por deri në publikimin e këtij materiali nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me rastin.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:

Leave a Reply