Gazetari i njohur Ermal Panduri ka ndarë zhvillimet e fundit rreth spekulimeve për një mundësi aderimi të Visar Ymerit në LDK.
Ai ka reaguar me humor duke deklaruar se Ymeri do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit “Debat Plus”. Panduri, përmes një postimi, theksoi: “Sipas burimeve të Debat Plus, Visar Ymeri nuk do të aderojë askund!
Ai ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e Debat Plus”. Gjatë karrierës së tij politike, Ymeri ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka aderuar në Partinë Socialdemokrate dhe ka shërbyer si deputet i pavarur.

Leave a Reply