Eurodeputeti Reuten kërkon përparimin e aplikimit të Kosovës në BE

Eurodeputeti Thijs Reuten ka bërë thirrje që Komisioni Evropian të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të hequr masat ndaj Kosovës dhe të nisë procesin për aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në platformën “X”, Reuten theksoi se është koha për veprime të shpejta në këtë drejtim. Në një takim të mbajtur në Tiranë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, i pranishëm me Komisioneren Marta Kos dhe Drejtorin për Zgjerim Gert Jan Koopman, kërkoi që masat ndaj Kosovës të hiqen pa vonesë, duke e konsideruar këtë si herën e fundit që trajton çështjen.

Ndërkohë, për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidentja Osmani kanë insistuar në përparimin e procesit. Edhe pse kanë kaluar tre vjet nga dorëzimi i aplikimit, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarrë ende ndonjë hap konkret në këtë drejtim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *