Eurodeputetja sllovene: Kosova përballet me sfida drejt BE-së

Eurodeputetja sllovene Irena Joveva ka theksuar se për Kosovën ekzistojnë sfida të vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe kërkoi nga udhëheqësit e të dy vendeve që të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Joveva, anëtare e Grupit Ripërtëritja e Evropës në Parlamentin Evropian, theksoi se historia ka treguar që problemet mes këtyre dy vendeve mund të zgjidhen.

Ajo po ashtu sugjeroi që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasjen e tij, veçanërisht në komunikim, duke lavdëruar punën e Komisioneres për Zgjerimin, znj. Kos, dhe duke theksuar ndryshimin pozitiv në qasje krahasuar me paraardhësin e saj.

Joveva gjithashtu shprehu optimizëm për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke veçuar Shqipërinë si një shembull shprese për rajonin. Ajo inkurajoi shtetet kandidate të shfrytëzojnë momentin aktual, për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe pozicionimit të zgjerimit si prioritet në agjendën e BE-së.

Ajo beson se Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë udhërrëfyes për vendet e tjera kandidate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *