Exit Poll në T7: Rama kryeson me 37.7%, Çeku ndjek me 30%

Në emisionin Pressing të Leonard Kerqukit në T7 u prezantuan rezultatet e sondazhit lidhur me zgjedhjet komunale, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën.

Sipas sondazhit, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, kryeson me 37.7% të votave. Ndjekur nga Hajrullah Çeku me 30%, ndërsa kandidati i PDK-së, Urain Ismaili, u rendit i treti me 26.3%.

Këto rezultate pasqyrojnë mbështetjen e qytetarëve për kandidatët kryesorë në garën për udhëheqjen e Prishtinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *