Fadil Geci, kandidat për deputet nga LDK, ka shprehur bindjen se Flamuri Dardan është më i përshtatshmi për Kosovën, duke e lidhur këtë simbolikë me trashëgiminë e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Në një intervistë për GazetaBlic, ai theksoi se Rugova ka vendosur themele të rëndësishme për vendin dhe se ky flamur pasqyron më së miri interesat kombëtare të Kosovës. Sipas Gecit, edhe pse ndryshimi i flamurit përbën një sfidë të madhe dhe kërkon angazhim të gjerë politik e institucional, gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë rëndësinë e këtij hapi.
Ai beson se ky ndryshim do të kontribuonte në avancimin e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Geci përmendi se për të realizuar këtë ndryshim, është e nevojshme të lobohen aktorë të ndryshëm politikë, por shprehu optimizëm se ideja po fiton terren.

Leave a Reply