Fadil Geci, kandidati numër 33 i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka vazhduar vizitat e tij në diasporë, ku ka marrë një pritje të ngrohtë nga mbështetësit e tij.
Në Amstetten të Austrisë, Geci u shoqërua nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ku të dy theksuan se kanë marrë një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit. Më pas, ai ka zhvilluar një takim tjetër me diasporën në Basel të Zvicrës, ku sërish mori mbështetje të madhe për kandidaturën e tij si deputet i LDK-së.
Fadil Geci ka një histori politike në Kuvendin e Kosovës, ku ka shërbyer si deputet në dy legjislatura gjatë periudhës së udhëheqjes së LDK-së nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Leave a Reply