Fadil Geci, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Kosovës, duke filluar nga Prekazi.
Ai gjithashtu nderoi kujtimin e presidentit Ibrahim Rugova, duke vizituar varrin e tij. Geci, i shoqëruar nga miq e bashkëpunëtorë, me automjete të zbukuruara me flamurin dardan, shprehu angazhimin e tij për të përfaqësuar zërin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Ai theksoi se përvoja dhe guximi janë thelbësore për të sjellë ndryshime reale dhe për të marrë vendime me përgjegjësi. Në një postim në Facebook, Fadil Geci theksoi rëndësinë e veprimit konkret përtej premtimeve, duke deklaruar se fjala e tij do të ketë peshë dhe përgjegjësi në Kuvend.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin ndryshimin duke votuar për të dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Leave a Reply