Fadil Geci, kandidat për deputet nga LDK, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Beçir Çitaku, babai i bashkëshortes së tij.
Ai e përshkroi të ndjerin si një njeri të urtë, punëtor dhe të ndershëm, që i kushtoi jetën e tij me devotshmëri dhe sakrificë familjes dhe fëmijëve. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:30, në varrezat e fshatit Çitak, në Skenderaj.
Çitaku do të mbahet mend për virtytet e tij njerëzore dhe si një shembull i një jete të ndershme. Geci shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Çitaku dhe të afërmit e tij në një telegram ngushëllimi.

Leave a Reply