Fadil Islami dënohet me 12 vite burg për tentativë vrasjeje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 12 vjet burgim F.I., pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje të rëndë mbi bazë etnike.

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor 2024, kur F.I. goditi me thikë dy vajza të komunitetit ashkali, njëra 10 dhe tjetra 14 vjeçe, teksa po ecnin në një rrugë të Ferizajt.

Po atë ditë, ai sulmoi edhe një 32-vjeçar të komunitetit egjiptian në një lokal dhe tentoi të vriste një 29-vjeçar të komunitetit rom. Gjykata theksoi se sulmet u kryen për shkak të përkatësisë etnike të viktimave.

Të tri incidentet ndodhën brenda një gjysmë ore. Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta në qytet, duke nxitur diskutime mbi sigurinë dhe barazinë etnike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *