Familja Bunjaku kërkon dënim maksimal për sulmuesit në Banjskë

Avokati Arianit Koci, përfaqësues i familjes së zyrtarit të vrarë policor Afrim Bunjaku, ka deklaruar se do të kërkohet dënim i përjetshëm për të akuzuarit e sulmit në Banjskë.

Ai kritikoi përpjekjet e mbrojtjes për të minimizuar rëndësinë e sulmit. Në një intervistë në “FIVE” në Dukagjin, Koci shprehu shqetësim për zvarritjen e procesit gjyqësor dhe theksoi rëndësinë e një gjykimi të shpejtë dhe efektiv, duke garantuar që të drejtat e të akuzuarve të mos cenohen nga vonesat.

Ai përmendi gjithashtu se avokatja e njërit prej të akuzuarve kishte propozuar dëshmitarë të rinj për të krijuar alibi për klientin e saj. Koci theksoi se provat kundër të akuzuarve janë të shumta dhe të qarta, duke përfshirë pamjet me dron.

Familja Bunjaku vazhdon të kërkojë përfundimin e shpejtë të çështjes, duke insistuar në drejtësi të plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *