Familja e Arbnor Spahiut, ish-polic që mbahet në paraburgim në Serbi, ka bërë thirrje për një protestë paqësore më 30 shtator në orën 12:00 në Sheshin “Skënderbeu”. Sipas familjes, arrestimi dhe mbajtja e tij në paraburgim përbën një akt politik të koordinuar dhe të motivuar padrejtësisht, raporton lajmi.net.
Ata kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm dhe inkurajojnë qytetarët që të bashkohen për të bërë zërin e tyre të dëgjohet.
Arbnor Spahiu u arrestua më 7 qershor 2025 nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh, teksa po udhëtonte me autobus me familjen e tij drejt Kosovës.
Ai është akuzuar për “vrasje të rëndë” lidhur me ngjarjet në Banjsjë në shtator 2023, ku një grup i armatosur kishte sulmuar policinë e Kosovës dhe rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën.

Leave a Reply