Familja Hysa akuzohet për pastrim parash përmes kazinove

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj familjes Hysa në Meksikë, duke i akuzuar për përdorimin e bizneseve të tyre si mbulesë për pastrimin e parave nga karteli i Sinaloas.

Veprimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet meksikane dhe përfshin gjashtë anëtarë të familjes dhe një individ tjetër, si dhe bizneset e tyre në Meksikë, Kanada dhe Poloni. Luftar Hysa, i cili jeton midis Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me familjarët e tij, akuzohet për transportimin e parave nga Meksika në SHBA me ndihmën e një bashkëpunëtori të paidentifikuar.

Në të kaluarën, familja Hysa ka mohuar çdo lidhje me krimin e organizuar. Zëvendëssekretari i Thesarit, John K.

Hurley, deklaroi se SHBA dhe Meksika po bashkëpunojnë për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit. Ndërkohë, autoritetet meksikane kanë pezulluar operacionet e 13 kazinove, të dyshuara për përfshirje në skema pastrimi parash.

Kompania Grupo Salinas, e cila operon dy nga kazinotë e goditura, ka mohuar çdo shkelje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *