Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën në Waldshut-Tingen, pranë kufirit zviceran, ku një familje shqiptare me pesë anëtarë u përfshi në një aksident automobilistik.
Familja, e cila po kthehej nga Kosova, ishte vetëm disa minuta larg destinacionit të tyre kur ndodhi incidenti. Sipas raportimeve të gazetarit Bahri Çani, në automjet ndodheshin prindërit dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, të moshës një deri në tre vjeç.
Të gjithë anëtarët e familjes pësuan lëndime, ndërsa një prej fëmijëve ka marrë dëmtime më serioze. Të plagosurit janë transportuar në spitale për trajtim mjekësor.
Familja është me origjinë nga Rahoveci. Në një apel për qytetarët, gazetari Çani thekson rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë udhëtimeve, duke marrë parasysh kushtet jo të favorshme të rrugëve dhe distancat e gjata.

Leave a Reply