Familja e Hashim Thaçit ka shprehur ngushëllimet e saj ndaj familjes Nano pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Në një mesazh dërguar familjes Nano, familja Thaçi vlerësoi kontributin e Nanos si një lider me vizion reformator dhe kulturë të lartë politike, duke i hapur rrugën brezit të ri politik. Në mesazhin e tyre, familja Thaçi theksoi gjithashtu mbështetjen e dhënë nga z.
Nano për çështjen e Kosovës gjatë periudhës para dhe gjatë luftës së viteve 1998-1999, duke e konsideruar këtë kontribut si një trashëgimi të rëndësishme për kombet shqiptare. Familja Thaçi shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen Nano, përfaqësuesit e institucioneve shqiptare dhe miqtë e Nanos, duke theksuar se kujtimi për këtë lider do të mbetet i gjallë përherë.
Përmes këtij mesazhi, vlerësohet roli i Fatos Nanos në transformimin e politikës shqiptare nga një sistem monist në një shoqëri demokratike pluraliste.

Leave a Reply