Famir Limaj: Synojmë bashkërisht hyrjen në Kuvend

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve për të bashkuar forcat me moton “bashkë e çajmë rrethimin”.

Në një mesazh të shpërndarë nga makina e tij, Limaj shprehu besimin se së bashku do të mund ta kapërcejnë sfidën dhe do të arrijnë të jenë pjesë e Kuvendit. Në videon e publikuar, ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes nga ana e qytetarëve që i janë përgjigjur ftesës së tij, duke shprehur mirënjohje të madhe për ta.

“Bashkë do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në Kuvend,” ka deklaruar Limaj, duke u përpjekur të mobilizojë mbështetësit e tij për të arritur objektivat e përbashkëta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *