Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka tërhequr vëmendjen me një takim të veçantë me një fanse të zjarrtë nga Rumania, Simona Moldovan.
Kjo bukuroshja ka bërë bujë në rrjetet sociale me një veprim të jashtëzakonshëm për të shprehur admirimin e saj për artistin. Ajo ka zgjedhur të bëjë një tatuazh të madh në bark me portretin e reperit nga Kosova.
Ky gjest i pazakontë është bërë popullor në TikTok, ku videot që tregojnë tatuazhin dhe momentet e saj me Don Xhonin janë përhapur me shpejtësi. Në këto pamje, Simona duket mjaft e emocionuar dhe krenare për vendimin që ka marrë, duke deklaruar se ky tatuazh simbolizon lidhjen e saj të veçantë me muzikën e reperit.
“Disa e dëgjojnë Don Xhonin, unë e mbaj me vete,” është shprehur ajo.

Leave a Reply