Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës nga posti

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka reaguar pas dështimit për të formuar “Qeverinë Kurti 3”, duke e quajtur situatën një fatkeqësi për Kosovën.

Ai theksoi se vendi ka mbetur në bllokim të vazhdueshëm për tetë muaj dhe situata vazhdon të mbetet e pandryshuar. Limaj kërkoi dorëheqjen e kryekuvendarit Dimal Basha, duke theksuar se ai nuk duhet të mbajë asnjë pozicion publik.

Ai shtoi se edhe propozimi i Bashës si ministër i Infrastrukturës nuk është i përshtatshëm. “Ka nevojë për reflektim, por ky hap nuk është i mjaftueshëm.

Dimal Basha duhet të tërhiqet nga çdo post publik, pasi prania e tij është një dëm i madh për vendin,” deklaroi Limaj. Ai e cilësoi krizën politike aktuale si rezultat të mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe vendimeve të vonuara, të cilat kanë përkeqësuar situatën në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *