Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka diskutuar rreth zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe mundësisë së një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke nënvizuar se vullneti politik është më i rëndësishëm se koha.
Limaj theksoi se ka pasur kërkesa nga elektorati për një bashkim me PDK-në. Sipas tij, anëtarë të diasporës dhe zyrtarë të PDK-së kanë shprehur dëshirën për këtë bashkëpunim.
“Kam marrë kërkesa nga deputetë me përvojë dhe figura të rëndësishme të luftës për të bashkuar forcat me PDK-në. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm për këtë hap,” deklaroi Limaj.
Ndryshe nga marrëdhëniet me LDK-në, Limaj shtoi se me PDK-në nuk ka pasur as hezitime dhe as kushte. Ai ndjehet komod nën siglën e PDK-së dhe është i hapur për një listë të përbashkët.
Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, vlerëson se për një koalicion me Nismën nevojitet një periudhë më e gjatë dhe një proces zgjedhor i ndryshëm.

Leave a Reply