Fatmir Spahiu propozohet ministër, aktori lavdëron vendimin

Aktori i njohur Shkumbin Istrefi ka mbështetur vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për emërimin e Fatmir Spahiut si ministër i Kulturës.

Në një postim në ‘Facebook’, Istrefi ka shprehur besimin e tij se Spahiu do të kryente detyrën me përkushtim dhe se për të do të ishte një sakrificë e madhe. Istrefi ka theksuar rëndësinë e mosparagjykimit të individëve të njohur që vendosin të hyjnë në politikë, duke u shprehur se një popullaritet i tillë nuk duhet të jetë pengesë për angazhim politik.

“Eshte sakrifice e madhe e nje njeriu te popullarizuar te pranoje te kandidohet për minister,” ka shkruar ai. Ai gjithashtu ka vlerësuar guximin e Kurtit për të kërkuar emra jashtë rrethit partiak, duke sugjeruar që kjo qasje duhet të ndiqet edhe nga partitë e tjera për të shmangur interesat e ngushta partiake.

Sipas Istrefit, Kosova i përket qytetarëve të saj dhe jo partive politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *