Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Safet Kamberi nga LDK-ja është zgjedhur si Kryesues i ri.
Para këtij vendimi, disa orë negociata u zhvilluan mes përfaqësuesve të LDK-së dhe Faton Pecit nga VV-GUXO. Sipas burimeve të Veriu.info, marrëveshja mes VV-GUXO dhe LDK-së përfshin ndarjen e dy drejtorive për LDK-në, përveç pozicionit të Kryesuesit të Kuvendit.
LDK-ja, e cila më parë kishte bashkëpunuar me PDK-në për të mbështetur kandidatin Arian Tahiri në garën për kryetar, ka ndryshuar drejtim pas zgjedhjeve. Pas humbjes së Tahirit, LDK vendosi të bashkëpunojë me pushtetin lokal të udhëhequr nga kryetari aktual, Faton Peci.

Leave a Reply