Faton Peci kallëzim penal për shpifje ndaj tre personave

Faton Peci ka paraqitur një kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit, si përgjigje ndaj komenteve të bëra në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Peci, në një postim publik, shprehu shqetësimin për krahasimin e tij me Sllobodan Millosheviqin, bërë nga gazetari Lirim Mehmetaj, duke e cilësuar këtë si një ofendim i rëndë dhe nxitje të urrejtjes. Ai theksoi se një krahasim i tillë është i papranueshëm, duke e konsideruar si një sulm të qëllimshëm ndaj integritetit të tij personal dhe politik.

Peci paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjore kundër Mehmetajt për “nxitje të përçarjes” dhe do të kërkojë llogaridhënie nga RTV Dukagjini për fushatën e gjatë të sulmeve ndaj tij. Në përmbyllje, Peci theksoi se liria e shprehjes nuk duhet të përdoret për të shpifur dhe për të cenuar dinjitetin e individëve, duke kërkuar që drejtësia të hetojë këtë rast për të parandaluar përhapjen e urrejtjes dhe përçarjes në shoqëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *