Faton Peci kallëzon penalisht Mehmetajn për deklaratat e tij

Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryetarit të Partisë Guxo, Faton Peci, për kallëzim penal ndaj tij dhe RTV Dukagjinit.

Mehmetaj, në një deklaratë në Debat Plus, theksoi se akuzat e Pecit janë shumë më të rënda se ato për të cilat ai po akuzohet. Sipas Mehmetajt, Peci e ka quajtur atë “kriminel” dhe ka përdorur terma “dehumanizues”, duke e lidhur me raportimin për mishin nga Brazili që trafikohej në rajon.

Ai shtoi se Peci ka bërë akuza të rënda, përfshirë ato që i konsideron si krime lufte dhe bashkëpunim me Serbinë, me pretendime që do të meritonin dënime të gjata. Mehmetaj shprehu dëshirën për të arritur një pajtim me Pecin jashtë gjykatës, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të drejtë të çështjeve të tilla.

Ai sugjeroi gjithashtu se nëse standardi i akuzave është i tillë, Partia Guxo mund të konsiderohet si organizatë terroriste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *