Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” është zhvilluar sot mbledhja inauguruese ku Faton Peci mori zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës.
Mbledhjen e drejtoi anëtari më i vjetër i Kuvendit, Naser Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjatë këtij takimi, 30 anëtarë të Kuvendit, të zgjedhur më 12 tetor 2025, bënë betimin solemn.
Faton Peci, i cili u konfirmua për të udhëhequr komunën në katër vitet e ardhshme, theksoi në fjalimin e tij pas betimit se ndjen mirënjohje për besimin e dhënë nga qyteti i tij. Ai nënvizoi rëndësinë e Mitrovicës si simbol i historisë dhe qëndresës dhe premtoi që dera e tij do të jetë e hapur për të gjithë.
Në përmbyllje, Peci siguroi se do të punojë me ndershmëri dhe drejtësi për të mirën e qytetit, duke e quajtur Mitrovicën si zemra e Kosovës. Pas ceremonisë, ai mori zyrtarisht detyrën nga ish-kryetari Bedri Hamza.

Leave a Reply