Kryetari i Mitrovicës ka shpallur krijimin e një Ekipi Geriatrik si një nga vendimet e para në detyrën e tij.
Kjo iniciativë shënon një zhvillim të rëndësishëm në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit në komunë, duke sjellë një ekip mjekësor geriatrik mobil në ndihmë të atyre mbi 65 vjeç. Ky ekip do të ofrojë shërbime për të moshuarit që përballen me sëmundje kronike, duke u mbështetur nga Qendra e Mjekësisë Familjare.
Ky hap synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këtë grupmoshë dhe të sigurojë që ata të marrin kujdes të specializuar në kohë dhe të përshtatshëm për nevojat e tyre.

Leave a Reply