Kryetari i Mitrovicës ka bërë të ditur se një nga hapat e tij të parë si drejtues i komunës është krijimi i një ekipi mjekësor të specializuar për kujdesin e të moshuarve.
Ky ekip geriatrik mobil, i cili do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare, është i pari i këtij lloji në Mitrovicë dhe është dedikuar për të asistuar të moshuarit mbi 65 vjeç që vuajnë nga sëmundje kronike. Ky shërbim synon të ofrojë kujdes të përmirësuar dhe më të afërt për këtë grup-moshë, duke adresuar nevojat e tyre shëndetësore në mënyrë më efektive.
Iniciativa synon të përmirësojë cilësinë e jetës për të moshuarit e qytetit, duke siguruar asistencë të specializuar dhe të vazhdueshme.

Leave a Reply