Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thirrur një mbledhje të urgjencës për të trajtuar situatën e krijuar nga reshjet e pandërprera të shiut.
Peci, përmes një postimi në Facebook, informoi se mekanizmat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, duke përfshirë edhe ekipet vullnetare. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e koordinimit midis institucioneve për të vlerësuar gjendjen aktuale në terren dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.
Kryetari i Komunës siguroi se do të ofrohet çdo mjet i nevojshëm për menaxhimin e kësaj situate. Në vijim të zhvillimeve, Peci ka dalë në terren për të inspektuar personalisht gjendjen dhe për të marrë masa të menjëhershme.
Këto veprime vijnë si përgjigje ndaj motit të keq që po përfshin rajonin, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe infrastrukturës lokale.

Leave a Reply